Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.
Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.
Taekwondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.
Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.
Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix.ba.
Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.
8-year-old Kosovar taekwondo athlete was slapped by her father and coach, Valmir Fetiu, during the European Cadet & Children’s Championship in Tirana. Fetiu said that the slap was meant “only to calm her down” after she lost in the final to a Serbian opponent. pic.twitter.com/VxZyLcP07X
— Githii (@githii) November 11, 2024
Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.
Po ashtu Telegrafi ka kontaktuar me Federatën e Taekwondos së Kosovës për të kuptuar më gjerësisht për rastin për të cilin kanë raportuar edhe mediat e rajonit. /Telegrafi/