Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku viktima të dhunës janë gratë.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Istog,Leposaviq.
Lipjan, 14.09.2023 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër, kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 15.09.2023 – 13:30. Ankuesja kosovare ka informuar, se përmes SMS, është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
Lipjan, 15.09.2023-21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës- bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ferizaj 15.09.2023 – 02:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Istog,15.09.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës (bashkëshortes së tij). Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Leposaviq,15.09.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte kanosur me armë viktimën femër kosovare, ish bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpi e të dyshuarit, por arma nuk është gjetur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/