Një femër (shtetase e huaj) ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuar femër (nënshtetase e huaj, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër (nënshtetase e huaj). Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje:, thuhet në raport. /Telegrafi/