Një femër kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:35, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, dyshohet se vajza është me të meta mendore.
Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, dyshohet me të meta mendore pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/