Telegrafi

Vajza shtatëvjeçare mahnit me imitimin e Taylor Swift (Video)

Shtatëvjeçarja Xia Vigor e ka mahnitur jurinë dhe shikuesit e spektaklit britanik, “Your Face Sounds Familiar Kids”, duke e imituar për mrekulli këngëtaren e popullarizuar, Taylor Swift.

Vogëlushja këndoi këngën “You Belong With Me” (nga viti 2008), ndërsa doli në skenë me një paruke në kokë, me makijazh dhe me veshje të ngjashme me atë të këngëtares në videoklip.

Lexo po ashtu Taylor Swift befason një 96 vjeçar, i shkon në shtëpi (Foto)

Ajo madje gjatë performancës i ka ndërruar rrobat me ndihmën e valltarëve që ia kanë hequr duke e lënë me fustan që e kishte nën to.

Videoja është publikuar para dy ditësh, ndërsa është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.

Talentja Xia para dy vitesh e kishte fituar spektaklin “Mini Me” në Filipine, kur e kishte imituar Selena Gomezin. Asokohe fitoi rreth 6.000 dollarë. /Telegrafi/