Site icon Telegrafi

Vajza që zbulon gjoksin gjatë lajmeve: Kjo ndodh çdo ditë në rrugë

Vetëm disa ditë më parë Zjarr TV bëri bujë kur filloi edicionin e lajmeve me disa vajza që shfaqeshin me gjoksin gjysmë-të hapur.

Njëra nga bukuroshet është Enki Bracaj, 21-vjeçare nga Skrapari që jeton në Tiranë, dhe studente e Komunikimit.

Ajo tregon se kjo ka qenë një mënyrë për t’iu futur botës së televizionit, dhe se nxjerrja e gjoksit nuk është aspak më shumë se sa ajo çfarë ndodh zakonisht në rrugët e qytetit.

“Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam”, ka thënë ajo për mediat shqiptare.

“Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit. Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër”.

“Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV.

“Mediat e huaja na kanë vlerësuar. Hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë”.

“Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas”, shton Enki, e cila shprehet se ka edhe mbështetjen e familjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version