Site icon Telegrafi

Vajza që u gjet duke jetuar me majmunë, nuk di të flasë dhe të ecë si njeri (Video)

Suresh Yadav ka qenë duke e kryer patrullën rutinore në një pjesë malorë të Uttar Pradeshit të Indisë, kur e ka gjetur një vajzë të vogël në mesin e majmunëve.

Fëmija që besohet të jetë tetë vjeçe, kishte të gërvishtura të trup dhe sillej në mënyrë agresive me njerëzit. Por, me kafshët ndjehej më rehat, transmeton Telegrafi.

“Refuzoi që ta merrnim me vete dhe lëshonte klithma gjatë tërë kohës. Nuk dihet prej nga vjen, apo për sa kohë ka qëndruar me egërsirat”, ka thënë Yadah, që ishte në krye të patrullës policore.

Megjithëse e pranon ushqimin, ende nuk po lejon që t’i pastrohen plagët, ndërsa refuzon të mësojë të ecën si njeri.

“Duke u bazuar në deformimet, plagët, sistemin e lëvizjes dhe komunikimin përmes thirrjeve, mund të thuhet se për një kohë të gjatë ka qenë në mesin e kafshëve”, ka thënë një mjek lidhur me rastin.

Ndërkohë, janë duke u bërë hulumtimet për të kuptuar nga vjen ajo, nëse ka humbur nga familja apo është braktisur. /Telegrafi/

https://youtu.be/H2kiToBV8bA

https://youtu.be/WmZwjKW5Ask

Exit mobile version