Vajza tetë vjeçare nga Siria, Sheherzad Hasan në kampin e refugjatëve ne Idomeni me anë të ngjyrave ka treguar gjithë atë çka ka përjetuar gjatë udhëtimit nga Siria për në Evropë, shkruan Asociated Press.
Deri fëmijët tjerë luajnë në mes shiut nëpër çadrat e kampit, Sheherzade ulet qetë me bllokun e saj dhe me një mori ngjyrash të lira.
Sheherzad shfrytëzon ngjyrat për ta përshkruar udhëtimin nga Siria për në Evropë. Gjithë atë çka ka përjetuar gjatë 18 muajve të kaluar ka lënë një vend të vogël për gëzim, shkruan AP.
E ulur në tokë në çadrën e madhe në të cilën jetojnë 30 familje ajo vizaton vdekjen në vendin e saj të lindjes në Alepo dhe udhëtimin për në Evropë.
Babai i saj Muhamed Hasan ulet pranë saj dhe përshkruan vizatimet e së bijës.
Në të shihen njerëz të vdekur dhe luftëtarë të ISIS-it veshur në të zeza se si gjuajnë me armë.
“I kam parë më sytë e mi, me ato rroba të zeza dhe me mjekra”, tregon ai.
Më shumë se gjysma e refugjatëve që vijnë në Greqi janë nga Siria, ku momentalisht në Greqi gjenden rreth 40 mi jë nga ta.
Në Idomeni, në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë pasi që vendet evropiane kanë mbyllur “rrugën ballkanike”, kanë mbetur rreth 14 mijë prej tyre.
Njëra nga vizatimet e Sheherzades tregon rendin e gjatë për të marrë ushqim.
“Ky është vizatim i urisë. Ky është kamion me bukë që u ndahet njerëzve derisa kameramanët xhirojnë. Dhe këto janë çadrat pranë së cilave ndizet zjarri”, tregon babai i saj, transmeton kp.
Njëri vizatim i Sheherzades tregon edhe diçka me çka dëshmohet udhëtimi deri në Greqi, anija e cila lundron në detin Egje dhe anija greke e rojës kufitare që vjen t’ i shpëtojë njerëzit.