Telegrafi

Vajza nga SHBA-të pretendon se është një nga 11 punonjësit e Meta që u shkarkuan: Ishte puna e ëndërrave të mia

Në TikTok tashmë është shfaqur një vajzë që pretendon se është një nga ata që është shkarkuar nga Meta.

Përdoruesja e TikTokut që është identifikuar si Megan Ariel nga Chicago, ka njoftuar miqtë përmes një videoje plot emocion se ajo së bashku me mijëra tjerë janë shkarkuar nga kompania Meta.

Në videon e saj, Megan mezi mban lotët, duke treguar se si ndihet dhe se përmes postës elektronike është informuar për shkarkim, transmeton Telegrafi.

Ajo theksoi se ka pritur prej ditësh, por së fundmi ishte pushtuar nga emocionet duke e ditur se mund të jetë në listën e të shkarkuarve.

“Unë jam një nga 11 mijë punonjësit e shkarkuar në Meta. Kam pasur ndjenjën se kjo do të ndodhë, pasi kam qenë në ekipit për punësim, e pikërisht atje janë bërë ndryshimet më të mëdha. Ishte puna e ëndrra të mia”, tha ajo. /Telegrafi/

@meganarielll After days of waiting, today I got laid off. #techlayoffs #metalayoff #nontechnicalintech #jobless #funemployed ♬ original sound – Megan Ariel