Presidenti izraelit Yitzhak Herzog gjatë një interviste dhënë për Bild, ka konfirmuar informacionin sesi 23-vjeçarja Shani Louk nga Gjermania i është prerë koka.
Ajo u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor, gjatë një sulmi në festivalin e muzikës elektronike në kibuc të Reim. Madje Herzog ka konfirmuar se është “gjetur koka e saj”, transmeton Telegrafi.
Shtoi se “krijesat barbare dhe sadiste” të Hamasit i kanë “prerë kokën” vajzës, trupi i të cilës tani është identifikuar. Në anën tjetër, nuk janë identifikuar akoma trupat e 40 viktimave që janë vrarë nga Hamasi.
E një prej vështirësive të identifikimit është se fytyra e tyre janë dëmtuar rëndë, djegur apo disa gjymtyrë u janë prerë.
Për Herzogun, hyrja e Hamasit në territorin e Izraelit ka rezultuar “me thertore”, një tragjedi më e madhja sa që vështirë se mund të imagjinohet.
Ndryshe Hamasit pas këtij sulmi kishte publikuar pamjet ku shihej Louk gjysmë lakuriq e plagosur rëndë – duke qëndruar e shtrirë në një prej veturave të Hamasit. /Telegrafi/