Site icon Telegrafi

Vajza në Zveçan raporton axhën në Polici, ‘ia mori’ pasurinë pasi i vdiq babai

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesja, femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pas vdekje së babait saj, axha i saj i kishte marr të gjithë dokumentacionin lidhur me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të babait të saj, duke i shitur veturën dhe përdorur kartat bankare të tyre.

Rasti ka ndodhur në Zveçan.

“Zveçan 2022-2024. Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar se  pas vdekje së babait saj, axha i saj i dyshuari mashkull kosovar, i kishte marr të gjithë dokumentacionin lidhur me pasurin e luajtshme dhe të paluajtshme të babait të saj, duke i shitur veturën dhe përdorur kartat bankare të tyre”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/

Exit mobile version