Telegrafi

Vajza modele e Spielbergut, do të ndjekë hapat e yjeve që u bënë të famshme falë familjarëve (Foto)

Destry Allyn Spielberg është vajza 19 vjeçare e regjisorit legjendar, Steven Spielberg.

Mediat rozë parashikojnë se modelja në një të ardhme të afërt do të bëhet një prej femrave më të përfolura.

Bukuroshja që jeton në Los Angeles ka nënshkruar me agjencinë DT Model Management, e cila përfaqëson bukuroshet e reja, si Ireland Baldwin e Dylan Penn.

Lexo po ashtu Bella Hadid kopjoi shoqen Kendall Jenner për të arritur famën e saj (Foto)

Gigi Hadid, Kendall Jenner, Lily-Rose Depp e Kaia Gerber, janë modelet që tashmë kanë bërë emrin e tyre, mirëpo ato paraprakisht krijuan famë përmes pjesëtarëve të familjes.

Dhe duke qenë vajza e Spielbergut, nuk ka dyshim se Destry do të bëhet një modele e famshme. /Telegrafi/