Policia e Kosovës raportoi se një vajzë e mitur ka raportuar se është maltretuar nga babai i saj.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë, të hënën në ora 19:00.
Policia e Kosovës njoftoi se është njoftuar Qendra për Punë Sociale, ndërsa viktima është dërguar tek të afërmit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet deri në këndellje. Rasti është në procedurë të rregullt. /Telegrafi/