Të enjten një grua ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “Sala Hamit Jashari”, në Skenderaj.
Tutje bëhet e ditur se sipas tyre nuk dihet vend ndodhja e saj.
“Më 19.10.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/