Njerëzit kanë preferenca të ndryshme sa i përket joshjes fizike: ndoshta ju jeni të tërhequr pas syve të errët, ose ju pëlqejnë meshkujt me bicepsë të formuar mirë.
Sidoqoftë, sajti i paisjeve të fitnesit, “Fitrated” ka anketuar 2,017 shtetas të SHBA-së për t’i zbuluar pjesët më të preferuara të trupit, transmeton Telegrafi.
48 për qind e meshkujve heteroseksualë kishin preferuar më së shumti femrat me trup të lakuar, 24 për qind kishin preferuar femrat me peshë mesatare, 22.4 për qind kishin preferuar femrat e holla, dhe vetëm 3.8 për qind e meshkujve e kishin përshkruar trupin muskulor të femrave si trupi më ideal.
Sa i përket pjesëve të trupit, meshkujt të cilët kishin preferuar femrat me trup të lakuar dhe mesatar, kishin thënë se më së shumti i tërheqë gjoksi i femrave. Ndërsa meshkujt të cilët kishin preferuar femrat e holla, më shumë kishin preferuar vithe të mëdha.
Femrat i kanë vlerësuar duart e meshkujve si pjesa më joshëse e trupit. /Telegrafi/