Site icon Telegrafi

Vajza e Will Smith dëshmon se e praktikon poliamorinë, nuk i kursen puthjet publike me meshkuj të ndryshëm

(Foto: MEGA)

Vajza e Will dhe Jade Smith ka tërhequr vëmendjen e opinionit me disa fotografi të reja provokuese me të dashurin e saj të ri.

21-vjeçarja Willow e ka kaluar fundjavën në Miami duke u argëtuar me këngëtarin De’Wayne.

Vëmendjen e kanë marrë në veçanti puthjet dhe fotografitë në poza intime, kur kihet parasysh se ajo është në një lidhje afatgjate me Tyler Cole.

(Foto: MEGA)

Në fakt, vajza e çiftit të famshëm e praktikon poliamorinë që nënkupton të kesh më shumë partnerë në të njëjtën kohë.


Poliamoria është praktikimi i përfshirjes në marrëdhënie të shumta romantike (dhe zakonisht seksuale), me pëlqimin e të gjithë personave të përfshirë.


Këtë gjë Willow e kishte pranuar në emisionin e nënës së saj, Jada Pinkett Smith, e cila po ashtu ka një martesë të hapur me bashkëshortin e saj, Will Smith.

(Foto: MEGA)

Jada dhe Will qe disa vite praktikojnë lidhjen me persona të tjerë dhe nuk e konsiderojnë asgjë të pazakontë në lidhjen e tyre. /Telegrafi/

(Foto: MEGA)

 

(Foto: MEGA)
Exit mobile version