Site icon Telegrafi

Vajza e vogël përfundoi në spital pasi u sulmua nga një kojotë teksa ishte me familjen e saj në një plazh në Kaliforni

Një video rrëqethëse thuhet se tregon momentin kur një vajzë e vogël u sulmua nga një kojotë teksa ishte në plazh me familjen e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushja u sulmua nga kafsha në Huntington Beach, Kaliforni më 28 prill.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë kojotën duke vrapuar me shpejtësi drejt fëmijës, e cila thuhet se është rreth dy ose tre vjeçe.

Një nënë dhe dy fëmijët e saj po luanin në breg të oqeanit të enjten mbrëma kur ndodhi ngjarja.

Dhe sapo fëmija kthehet drejt kafshës, ajo hidhet mbi të, duke e rrëzuar dhe me sa duket duke e kafshuar rreth zonës së fytyrës.

“Kishte gjak në të gjithë fytyrën e saj”, ka thënë një dëshmitar për Fox 11.

Policët që nxituan në vendngjarje ndërsa iu përgjigjën sulmit që ndodhi thanë se “fëmija u transportua në një spital lokal me një lëndim të rëndë, por jo të rrezikshëm për jetën”. /Telegrafi/

Exit mobile version