Site icon Telegrafi

Vajza e Remzije Mustafës falënderon të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e nënës së saj

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e nënës së saj, e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor.

Anita përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka thënë se më gëzimin më të madh i informon qytetarët së nëna e saj është gjallë, transmeton Telegrafi.

“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar me duart e nënës së saj.

Remzija Mustafa, 59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.

Në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë Policia e Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë  të cilët kanë kontribuar duke shpërndarë fletushka me fotografi të saj në kryeqytet, si dhe duke shpërndarë informata nëpër rrjete sociale.

Lexo po ashtu Fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, më 14 nëntor 2019 rreth orës 21:00, pas një hetimi dhe kërkimi disa ditor, është arritur të gjendet personi Remzije Mustafa (1960), e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 06 nëntor 2019. Personi është gjetur në një podrum të një shtëpie në Rr. Sali Nivica në Prishtinë . Të njëjtës nga ekipet mjekësore i është dhënë ndihma e parë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Telegrafi në vazhdimësi kishte raportuar për zhdukjen e Remzije Mustafës.

Exit mobile version