Telegrafi

Vajza e Obamës ‘çmendet’ pas Ryan Reynolds (Foto)

Fotoja e dy vajzave të presidentit Barack Obama në atë që duket një ‘komplot’ mes motrash ka bërë xhiron e uebit duke u shoqëruar me komente të shumta.

Malia Obama, vajza e madhe e presidentit të SHBA, shihet teksa i buzëqesh e kënaqur motrës së saj, Sasha e cila ndërkohë është duke folur, dukshëm e emocionuar, me aktorin simpatik Ryan Reynolds.

Aktori së bashku me bashkëshorten e tij, Blake Lively, ishte një nga 4 yjet kanadezë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë në darkën e organizuar në nder të Justin Trudeau, kryeministri kanadez.