Sasha Obama, vajza e presidentit amerikan, Barack Obama, është larguar nga rehatia që i ofron Shtëpia e Bardhë për të filluar punë në një restorant që shërben ushqime deti.
15 vjeçarja ka filluar punën sezonale duke shërbyer me ushqim deti në një restorant në Massachusetts, transmeton Klan Kosova.
Qyteti ku po punon e bija e të parit të SHBA –ve, ka qenë edhe vendi i preferuar i familjes Obama ku i kalonin pushimet verore.
Nga disa fotografi mund të vihet re vajza e vogël e Obamas duke mbajtur të veshur një unifromë blu.
“Ajo është duke punuar në katin e poshtëm. Ne e pyesnim veten se pse gjashtë persona po e ndihmojnë atë vajzë por më vonë e kuptuam se kush ishte”, ka thënë një kolege e vajzës së presidentit.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket punës së 15 vjeçares por zonja e parë e SHBA –së, Michelle Obama ka folur shpeshherë që po mundohet që vajzat e saj të kenë një jetë normale.