Khloé Kardashian postoi një foto të së bijës, True, e cila shihet e rrethuar me çanta shumëngjyrëshe
Kur themi “çanta” nuk e kemi fjalën për çanta të çfarëdoshme. Nëse nuk gabojmë, True rrethohet nga 14 çanta Birkin, çmimi i të cilave shkon nga 11,000-300,000 dollarë.
Me një llogaritje mesatare, çmimi i të katërmbëdhjetave është afërsisht… ok e lëmë fare!
Birkin ka një historik të veçantë ndaj jo më kot konsiderohet si çanta më e famshme në botë.
U dizenjua për ikonën franceze, Jane Birkin. Në vitin 1983, drejtori ekzekutiv i Hermès, Jean-Louis Dumas po udhëtonte pranë Jane Birkin nga Parisi në Londër.
Çanta u krijua pasi CEO i Hermès pa dokumentet e Birkin të shpërndara kudo gjatë fluturimit. Në atë moment, ai i propozoi të dizenjonte një çantë posaçërisht për të dhe i vizatoi idenë në një çantë kartoni që jepet në avion për pasagjerët që s’ndihen mirë.
Çdo çantë prodhohet me dorë dhe duhen më shumë se 48 orë pune. Çantat punohen në Francë nga artizanë, të cilët punojnë, ngjyrosin dhe pikturojnë me dorë çdo gjë.
Çdo artizan ka setin me veglat personale, të cilat mund t’i marrin me vete nëse dalin në pension.
Hermès Birkin ka thyer rekordin e çantës më të shtrenjtë në botë. Ajo u shit në një ankand për 380 mijë dollarë, në një event të mbajtur në Hong Kong në qershor të 2017-s. Deri atëherë, rekordi mbahej nga një tjetër çantë Birkin e shitur për 300 mijë dollarë në 2016-n.
Krijuar në 2014-ën, çanta e llojit Himalaya u prodhua nga lëkura e krokodilit me doreza të veshura me 205 diamante dhe kopsa ari 18 karatësh.
Birkin Himalaya e mori këtë emër nga ngjyra e çantës, që vjen nga grija në të bardhën e perlave, e ngjashme me tonalitetet e malit.
Jane Birkin kishte vetëm 5 nga çanta “e saj”. Ajo i mbante derisa prisheshin në mënyrë të parikuperueshme. Gjithashtu i dekoronte me stikera, spila apo rruaza. Mirëpo Victoria Beckham vepron ndryshe. Ajo ka më shumë 100 Birkin.
Një Birkin është blerje më e zgjuar sesa aksionet në bursë. Ato kanë një kthim vjetor rreth 14.2% i cili është më i lartë se i arit dhe aksionit mesatar.
/Telegrafi/