Në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori hollivudian, Sean Penn, prezantoi filmin e ri “Flag Day”, të cilit ia ka bërë regjinë, ndërsa kameramani i këtij realizimi ishte Daniel Moder, bashkëshorti i Julia Roberts.
Gjatë paraqitjes në tepihun e kuq, Daniel u shoqërua nga vajza e tij 16 vjeçare, Hazel, e cila mori vëmendje, duke qenë se nuk është parë shpesh në publik.
Adoleshentja simpatike i ngjan babait të saj në karakter, ndërsa karizmën dhe spontanitetin e ka trashëguar padyshim nga nëna e saj.
Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan në formë këmishe dhe këpucë lëkure të lustruara.
Kujtojmë, Daniel Moder dhe Julia Roberts u takuan në xhirimet e filmit “The Mexican”. Ata janë të martuar qe 19 vite, ndërsa përveç Hazel kanë edhe dy djem, Henry dhe Phineas. /Telegrafi/