Site icon Telegrafi

Vajza e Jakup Krasniqit: Ministrja Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’i dërgojmë gjërat esenciale në Hagë

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ua ka ndaluar që përmes MPJD-së t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet ti lejë anash inatet personale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj.

Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Gresë Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version