Telegrafi

Vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber, rikrijon pamjen klasike të nënës së saj të “Oscars” të vitit 1993

Vajza modele e Cindy Crawford rikrijon pamjen klasike të supermodeles në Oscar të vitit 1993.

Ylli 23-vjeçar në rritje, ishte një mrekulli në të bardhë teksa doli në premierën e tapetit të kuq, për filmin e saj të fundit “Shell” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të enjten mbrëma.

Kaia dukej si nëna e saj, teksa rikrijoi plotësisht pamjen e saj të hershme të viteve të 90-ta në natën më të madhe të Hollywood-it, pa lënë pas dore asnjë detaj, shkruan DailyMail.

Në vitin 1993, Cindy mahniti në “Oscars” me një fustan të bardhë të hollë, ndërsa ishte krah për krah me burrin e saj në atë kohë Richard Gere.

Ndërkohë, Kaia veshi një fustan të bardhë “Herve Leger”, identik si pamja e famshme e nënës së saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo bashkoi fustanellën me një palë taka të bardha me majë.

Kaia gjithashtu kishte bizhuteri të ngjashme me diamante, duke përfshirë gjerdan me zinxhir prej ari të bardhë dhe një palë vathë të varur.

Ajo theksoi pamjen e saj natyrale me grim plotësues ashtu si nëna e saj, ndërsa të dyja plotësuan pamjen e saj me buzë të kuqe.

Cindy ndan vajzën Kaia dhe djalin Presley Gerber, 25 vjeç, me bashkëshortin e saj Rande Gerber, me të cilin u martua në 1998. /Telegrafi/