Dëshira e saj për t’u bërë pjesë e “Big Brother” duket se nuk vjen nga hiçi. Bukuroshja e këtij edicioni ka pasur stimul nga një prej fituesve të “realityshow”-t aq shumë të ndjekur në të gjithë botën.
Po flasim për Sidritën dhe Veselin, me të cilin ajo ka pasur njohje dhe raporte të drejtpërdrejta. Të paktën kështu ka pranuar vetë Veseli, i cili në një intervistë të mëparshme për “Bluetooth” ka treguar se Sidritën e njeh prej kohësh.
Megjithatë, burime të Bluetooth tregojnë se mes dy personazheve ka pasur diçka më shumë sesa thjesht “njohje”.
Sipas thashethemeve, Veseli dhe Sidrita kanë qenë në lidhje kohë më parë, megjithatë edhe pas ndarjes çifti nga Kosova kanë ruajtur një respekt reciprok për njëri-tjetrin. Sidoqoftë, brenda shtëpisë së “Big Brother” Sidrita ka hyrë si vajzë single dhe për sa kohë lidhjen nuk e pranojnë të dy protagonistët, mbetet ende e pakonfirmuar.