Vajza e madhe e Beyonce dhe Jay-Z, Blu Ivy është bërë fituesja më e re e MTV Video Music Awards, që u mbajt të dielën mbrëma.
Nëntëvjeçarja u vlerësua si një kompozitore dhe kontribuoi me vokale në këngën “Brown Skin Girl” nga albumi i divës 40-vjeçare “The Lion King: The Gift”.
Videoklipi i “Brown Skin Girl” fitoi trofeun Moon Man për kinematografinë më të mirë, shkruan DailyMail.
Çmimi i MTV erdhi gjashtë muaj pasi Blue, Knowles-Carter, Saint Jhn dhe Wizkid fituan videon muzikore më të mirë për Brown Skin Girl në ndarjen e 63-të çmimeve “Grammy”.
Ajo gjithashtu ka fituar BET dhe NAACP Image Award për po të njëjtën këngë.
Historia e Carter në MTV VMA filloi në bark kur Beyonce zbuloi shtatzëninë e saj pasi performoi “Love On Top” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2011.
Projekti i fundit i Blu ishte tregim narrative në librin audio të autorit Matthew A. Cherry në vitin 2020 për “Hair Love” në lidhje me historinë e një babai afrikano-amerikan. /Telegrafi/