Telegrafi

Vajza e Adriana Matoshit, Kaona Sylejmani së shpejti me projekt muzikor

Adriana Matoshi dhe Kaona Sylejmani Foto: Instagram

Vajza e aktores Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani është tashmë e njohur për audiencën e gjerë.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi Adriana e shpërndan shpesh në rrjete sociale, duke e bërë edhe më të popullarizuar.

Por, duket se Kaona do të fillojë karrierën në industrinë muzikore, teksa një lajm i tillë është bërë i ditur nga nëna e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, aktorja ka shpërndarë një sekuenca të klipit, kurse vajza e saj tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjen.

Për këtë prodhimtari muzkore, Kaona ka bashkëpunuar me producentin e njohur shqiptar, Cricket Music.

Klipi ka ardhur nga kompania ImagineFilms, kurse për lansimin e saj nuk është dhënë ndonjë datë e caktuar.

Fansat e aktores dhe njëherësh të Kaonës, mezi po presin publikimin e këtij projekti. /Telegrafi/