Një foshnje e lindur në një aeroplan ushtarak amerikan gjatë një misioni evakuimi nga Afganistani u emërua sipas “kodit të aeroplanit”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vajza lindi në Bazën e Forcave Ajrore Ramstein në Gjermani dhe u quajt Reach sipas “kodit të aeroplanit”, tha komandanti i forcave amerikane në Evropë, Todd Wolters në një konferencë në Pentagon të mërkurën.
Ky kod thuhet se përdoret në komunikimin me radio me kontrollin e trafikut ajror.
Aeroplanët Boeing C-17 të përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA shpesh përdorin kodet ”Reach” (arrij) të ndjekur nga një kombinim i numrave.
Afghan girl born on #UnitedStates military plane named #Reach, after aircraft’s code name#Afghanistan #USWithdrawal #GlobeMasterhttps://t.co/EvEu1ooyt9
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) August 26, 2021
Ndryshe, selia amerikane njoftoi në Twitter gjatë fundjavës se një grua kishte lindur gjatë një fluturimi nga Katari në Gjermani dhe kishte komplikime.
Gjendja e saj u përmirësua pasi aeroplani filloi të fluturonte në një lartësi më të ulët për të rritur presionin e ajrit, gjë që ndihmoi në shpëtimin e jetës së nënës së saj.
Ushtarët ndihmuan në nxjerrjen e fëmijës pas uljes, dhe ushtria që atëherë ka folur me prindërit.
“Siç edhe mund ta imagjinoni, duke qenë një pilot luftarak, ëndrra ime është të shikoj këtë fëmijë të vogël të quajtur Reach të rritet dhe të bëhet një qytetar amerikan dhe të fluturojë në avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara”, ka bërë shaka Wolters. /Telegrafi/