Vajza e Madonnas, Lourdes Leon, ka shoqëruar mamin e saj në koncert.
Ajo është parë duke kërcyer në koncertin e mamit të saj, por ajo që ra në sy ishte pija që mbante në dorë, pasi Leon është vetëm 18 vjeçare dhe siç dihet në Amerikë, kjo gjë është e lejuar vetëm për personat me moshë 21 e sipër.
Madonna ende nuk ka arsyetuar këtë veprim të vajzës së saj, i cili mbetet i faktuar në vetëm një foto dhe asgjë më shumë.
Ikona 57 vjeçare aktualisht është duke udhëtuar të gjithë botën duke promovuar koncertin e saj Rebel Heart Tour. /Telegrafi/