Derisa po mundohej të kapte cigaren që i kishte rënë në dyshemenë e veturës, një burrë i dehur ka shkaktuar aksident trafiku në të cilën ka humbur jetën një adoleshente.
Kylie Lory 14-vjeçe ka mbetur e vdekur kur vetura në të cilën gjendej, ra në një gropë pranë rrugës në qytetin Wilobay në Angli, transmeton Telegrafi.
E frikësuar me shpejtësinë e madhe që po lëvizte vetura, ajo disa minuta para tragjedisë kishte shkruar në Facebook, se beson se do të vdesë dhe kështu ishte përshëndetur me më të afërmit e saj.
Por është interesant fakti, se si vëllai i saj i vogël i cili gjithashtu ishte në veturë i mbijetoi aksidentit.
Tragjedia kishte ndodhur pas shoferi veturës Steven Hater, mik i babait të saj, humbi kontrollin mbi timonin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe sasisë së madhe të alkoolit, që në ato momente e kishte në gjak.
Shoferi ishte dehur në një aheng, ku kishte qenë prezent edhe babai i vogëlushes Scott Lory. Ndërsa në momentin që ajo i kishte thënë babait se nuk guxon të futet në veturë me Hater-in, ai i kishte thënë që të mos bëhet “budallaqe”.
Por mënyra se si Hater po e ngiste veturën i kishte rritur dyshimin Kylie, dhe kështu kur ai vendosi të ndalet në një pikë karburanti, ajo shkroi një status në profilin e saj në Facebook: “Mendoj se do të vdesë. Ju dua të gjithëve”.
Dhe pas një pauze të shkurt ata vazhduan rrugëtimin. Dhe për një moment vetura u kthye me shpejtësi, fluturoi nga rruga për më shumë se 20 metra dhe përfundoi e përplasur në një gropë.
Vëllai i saj 13-vjeç ka pësuar frakturë në kafkë dhe disa mavijosje në fytyrë, por për fat i ka mbijetuar aksidentit së bashku me shoferin e veturës. /Telegrafi/