Site icon Telegrafi

Vajgl: Patjetër të vazhdojnë proceset demokratike dhe të mbahen zgjedhjet

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgl, sot pas takimit me liderin e OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, në deklaratë për AIM ka theksuar se Maqedonia duhet të vazhdojë me proceset demokratike dhe ta plotësojë qëllimin kryesor, e ky është organizimi i zgjedhjeve parlamentare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç raporton korrespondenti i AIM nga Brukseli, Vajgl e ka përshëndetur vendimin e Gruevskit të qëndrojë në vizitë dyditore pune në Bruksel dhe ka theksuar se është mirë që të gjithë në BE të njoftohen me ngjarjet në Maqedoni, por ka porositur që të gjithë problemet, vendi duhet ti zgjedh vetë, e jo të pret ndërhyrje nga jashtë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mbahet dialogu midis nesh si Parlament i Evropës dhe politikanët nga Maqedonia, pa marrë parasysh çfarë funksioni kanë për momentin. Unë e çmoj iniciativën e Gruevskit që të vijë këtu me bashkëpunëtorët e tij. Këmbyem mendime të mira dhe unë mendoj që nga të dy palët ka nevojë të vazhdohet me proceset demokratike në drejtim të zgjedhjeve, q duhet të jetë qëllimi kryesor dhe mendoj se politikanët maqedonas patjetër ta ndërmarrin fatin e vendit të vet në duart e veta e jo të mbështeten në ndërhyrje nga jashtë, ka thënë Vajgl.

Deputeti Evropian nga Sllovenia ka shtuar se përgjegjësia më e madhe për zgjedhjen e krizës politike në vend bie te politikanët e Maqedonisë, por ka theksuar edhe që BE duhet ta çmojë dhe vlerësojë atë të përgjithshmen që e ka realizuar Maqedonia deri më tani, që sipas tij është në pjesë të madhe përmbushje e legjislacionit evropian./Telegrafi/

 

Exit mobile version