Telegrafi

Vajgl: Nëse partia fituese nuk arriti të formojë qeveri, atëherë mundësia shkon te partia tjetër

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgl në debatin për Maqedoninë që u zhvillua sot pasdite në Parlamentin Evropian, për NOVA tha se është e nevojshme që të formohet një qeveri e re në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vlerëson se nëse njëra parti që ka fituar më shumë vota në zgjedhje, nuk arriti të formojë qeveri, atëherë mundësia shkon në tjetrën.

Sipas Vajgl, prioritetet për Maqedoninë tashmë janë vendosur në dokument dhe urgjentisht duhet të fillojë agjenda e reformave.

“Askush nuk do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, nëse qeveria dhe opozita nuk arrijnë të bashkëpunojnë. Maqedonia kështu do të bjerë nga testi politik”, thekson eurodeputeti. Për më shumë KËTU mund ta ndiqni deklaratën e Ivo Vajgl. /Telegrafi/