Site icon Telegrafi

Vajgl: Dënojmë sulmet kundër shoqërisë civile

Ballkanas, merrni përgjegjësi për stabilitetin në rajon dhe fokusohuni në procesin për integrim evropian. Ky ishte rekomandimi që Ivo Vajgl i adresoi Maqedonisë dhe shteteve fqinje përreth saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja për këtë reagim janë lajmet e këqija që vijnë nga Ballkani të cilët shfaqin tensione në rritje në rajon.

Vajgl dërgoi mesazh para se gjithash deri te Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina pa cituar emra të vendeve dhe pa përmendur ngjarje të caktuara.

Vajgl jep mbështetje organizatave civile të cilat ‘luajnë rol kyç në respektimin e normave demokratike’.

‘Ne fuqishëm i dënojmë sulmet e deritanishme kundër aktivistëve të shoqërive civile dhe kërkojmë nga qeveritë për të parë ndaj shtetit të së drejtës dhe t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e këtyre sulemeve’, tha Vajgl.

Eurodeputeti vlerëson se të drejtat themelore dhe liria e medias duhet të jenë të mbrojtura dhe ‘rritja autoritare në politikë’ duhet ndaluar.

Ai poashtu ka kërkuar që të hapet debat për ngjarjet e fundit ballkanike në Komisionin për punë të jashtme të PE më 24 janar./Telegrafi/

Exit mobile version