Telegrafi

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein: Partitë në Maqedoni janë të gatshme për zgjedhje korrekte

Treshja evropiane, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein e kanë përfunduar ditën e tyre të takimeve me partitë politike në vend dhe me OJQ-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkludimi i tyre është se partitë politike janë të gatshme për një garë korrekte dhe transparente, ndërkaq zgjedhjet do të mund të mbahet në atmosferë besimi dhe transparence.

Kjo u tha në konferencën e përbashkët të delegacionit të Parlamentit Evropian. Ata janë takuar edhe me Prokurorinë speciale publike për t’i dhënë mbështetje, duke theksuar se PSP-ja nuk duhet të shihet sikur një institucion që mbanë anën e ndonjërës parti politike./Telegrafi/