Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka folur pas humbjes 2-1 nga Spanja në miqësoren e luksit të zhvilluar në Spanjë.
Uzuni ishte autori i golit të vetëm të kuqezinjve, por ky gol nuk mjaftoi për një barazim, pasi Spanja shënoi në minutën e fundit me Dani Olmon, pasi kishte shënuar golin e 1-0 me Ferran Torres.
Për golin e shënuar, lojën, emocionet dhe shumëçka tjetër ka folur pas ndeshjes, Uzuni.
“Ndihem shumë i lumtur për golin pasi jap gjithmonë maksimumin”, ka thënë fillimisht Uzuni pas ndeshjes për emisionin “Kuqezi”.
“Sa i përket humbjes nuk ndihemi shumë mirë sepse ishte e minutave të fundit. Unë gjithmonë besoj te vetja ime dhe e besova dhe këtë herë”.
“Është e drejtë të pësojmë gola në minutat e fundit me ekipet e mëdha, por ishte keq që e pësuam në këtë ndeshje pasi bëmë një lojë të mirë”.
🆚 Ka përfunduar sfida me 🇪🇸 Spanjën, e luajtur në RCDE Stadium, me rezultatin
Spanjë 2️⃣ – 1️⃣ Shqipëri⚽️ Myrto Uzuni 🦁
🦅 Ju presim në “Air Albania” për miqësoren e dytë të Kombëtares përballë 🇬🇪 Gjeorgjisë
🗓 29.03.2022
🕕 18:00 pic.twitter.com/YKF0DnlxXb— FSHF (@FSHForg) March 26, 2022
Uzuni ka folur edhe për partneritetin e tij me Armando Brojën dhe emocionet pas golit të shënuar.
“Kam shumë besim te vetja dhe jam në formë të mirë, por kjo i takon trajnerit e di ai si do luajmë”.
“Jam kritikuar shumë në Shqipëri dhe ka qenë një periudhë e vështirë për mua pasi kam marrë mesazhe të shumta në rrjetet sociale, pas rasteve të humbura ndaj Hungarisë dhe Anglisë dhe kisha shumë kohë që e prisja këtë gol”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/