Site icon Telegrafi

Uzuni: Hungarinë e njoh mirë, luajmë për fitore në çdo ndeshje

Myrto Uzuni është një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që e njeh më mirë Hungarinë, për vetë faktin pasi prej dy sezonesh aktivizohet me kampionët e Ferencvarosit.

Në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure para ndeshjes ndaj përfaqësueses maxhare, Uzuni zbuloi disa detaje nga hungarezët ndërsa theksoi se mungesa e tifozëve në stadium nuk do të jetë aspak në favor të Shqipërisë.

Minuta të plota me Kombëtaren? – E kam thënë gjithmonë që ndihem në formën time më të mirë të karrierës time por mendoj se Kombëtarja është diçka tjetër dhe duhet të përqendrohemi dhe nuk ka rëndësi se kush luan, por të jemi të gjithë së bashku për të arritur objektivat.

Të luaj kundër Hungarisë? – Normalisht që unë dua të luaj çdo ndeshje, pavarësisht klubit ose Kombëtares, dua të jap gjithmonë kontributin tim dhe maksimumin, por do të thoja që Hungarinë e njoh mirë. Do të ishte një ndjenjë tjetër për mua, pasi jetoj dhe stërvitem aty me lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.

Si po pritet ndeshja në Hungari? – Ndihet shumë atmosfera e ndeshjes aty, pasi edhe lojtarët flasin, fizioterapistët. Të gjithë presin një ndeshje shumë të bukur dhe ata duan fitore, por mendoj se kush ekip do bëjë më pak gabime, ai ekip do fitojë.

Avantazh për ne ndeshja pa tifozë? – Mendoj se nuk është një avantazh për ne, pasi Hungaria kur ka luajtur pa tifozë ka pasur rezultate shumë të mira dhe kur ka qenë me tifozë ka pasur rezultate negative dhe mendoj se nuk është një favor, por në fushë janë të treja rezultatet.

A është ky momenti im më i mirë në karrierë? – Mendoj se tani është kulmi i karrierës sime pasi po bëj shumë mirë edhe në Europa League edhe te Ferencvarosh por edhe te Kombëtarja, në ndeshjen e fundit kam bërë mirë mendoj. Mendoj se kjo varet në fushë dhe sa i motivuar je.

https://www.youtube.com/watch?v=dhrDzM-7TE4

Hungaria? Është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë edhe aty, por janë dy trajnerë italianë si Rossi dhe mister Reja. Ata kanë të njëjtën strategji si ne, luajnë me 5-3-2 dhe mendoj se do jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Ekipi që do japë zemrën dhe shpirtin në fushë ka për të fituar.

4 pikë mjaftueshëm për ne? – Trajneri ka llogaritë e tij, por në mentalitetin tim unë nuk hyj për barazim në fushë, por gjithmonë për fitore dhe të jap maksimumin.

 

Exit mobile version