Site icon Telegrafi

Uzuni: Granada më kërkoi të mos luaja, ndjej keqardhje për humbjen

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në kuadër të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Me të përfunduar takimi në konferencën për media Uzuni tha se ndjen keqardhje për rezultatin duke ditur se fitorja ishte një detyrim.

“Normalisht ndjej keqardhje se e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte detyrim fitorja dhe normalisht jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje”, ka thënë fillimisht Uzuni.

Uzuni u pa duke debatuar me Bajramin se kush do ta godasë penalltinë dhe duket se sulmuesi shqiptar ka pasur hatërmbetje për shkak se nuk ishte ai i cili e ekzekutoi atë.

Lexo po ashtu “Dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin”, Hoxha flet pas humbjes ndaj Ukrainës

“Debati te penalltia? Unë jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj se edhe te Granada i gjuaj dhe shënoj të gjithë penalltitë. Në ato momente fitova penalltinë, jam sulmues dhe doja të zhbllokohesha. A e caktoi trajneri? Mendoj se po, nuk jam shumë i sigurt, nuk dua të gënjej”, deklaroi sulmuesi.

“Të luaj për kombin nuk është se lodhem. Ju nuk e dini por dje kam qenë i lënduar, kam bërë rezonancë e rrezikoja për një lëndim”.

“Ekipi i Granadës kërkoi të mos rrezikoja, unë mund të refuzoja e mos futesha kur ishte rezultati 2-0 se pse rrezikoja karrierën, por vendosa që të luaj që të tregoj që meritoj një vend për të luajtur”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version