Telegrafi

“Uzi” publikohet së shpejti nga Skerdi dhe Buta

Yjet e skenës shqiptare, Buta dhe Skerdi, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja janë në përgatitje të videoklipit të ri dhe siç bëjnë të ditur, projekti do të publikohet së shpejti.

“Uzi” mban titullin kënga e re e tyre dhe ky është dueti i parë mes dy artistëve të njohur të skenës hip-hop dhe RnB.

Nga ana tjetër, Skerdi para pak ditëve solli këngën “Djal dukat” në bashkëpunim me Lumi B.

Pritet që dy këngëtarët edhe në muajt në vijim të sjellin projekte të reja muzikore. /Telegrafi/