Maqedonia njihet si vendet që ofron më së paku liri për mediat në rajon dhe Evropë. Këtë e kanë dëshmuar edhe raporte të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, në të cilat disa herë është theksuar se mediat në Maqedoni po vuajnë tej mase, njofton Telegrafi Maqedoni.
Hap mbrapa në fushën e mediave ishte edhe mbyllja e dy gazetave “Utrinski” dhe “Vest”, të cilat janë mbyllur për shkak të çështjeve financiare.
Aktuelno.mk ditëve të fundit ka publikuar një dokumet në të cilin shihet rroga mujore e njeriut të parë, Jana Stanisavljeva, të firmës “MPM” nën të cilën kanë punuar dy gazetat tashmë të mbyllura.
Në kushte kur kompania është ballafaquar me probleme financiare, Stanisavljeva ka marrë rrogë mujore prej 25 mijë euro. Ndërsa shtesë i ka pasur harxhimet e benzinës, shkuarjes dhe ardhjes nga puna dhe të ngjashme.
Stanisavljeva akoma nuk ka demantuar këto informacione, për rrogën e saj mujore./Telegrafi/