Site icon Telegrafi

Usykut i ndalohet të përsëritë ‘mashtrimin’ që bëri ndaj Furyt gjatë duelit të parë

Oleksandr Usyk do të ndalohet të puthë kryqin e tij në kënd gjatë revanshit me Tyson Fury pasi ndryshuan rregullat në Riad të premten pasdite.

Në përplasjen e parë mes dyshes në fillim të këtij viti, ukrainasi u pa duke “puthur një kryq” midis raundeve të përplasjes së tij me Gypsy King.

Para konfirmimit, kishte shumë debate në internet se çfarë objekti po vendoste ukrainasi drejt gojës së tij në maj.

Momenti dukej se i dha një jetë të re ukrainasit, pasi ai goditi fort Furyn në raundin e tetë përpara se pothuajse ta nokautonte në raundin e nëntë.

Lexo po ashtu Tyson Furyt i jepet një avantazh i madh para meçit me Oleksandr Usyk

Usyk më pas vazhdoi të mposhti britanikun me vendim të ndarë në atë që ishte një takim i vërtetë spektakolar.

Ndërsa pjesa fetare ndihmoi në frymëzimin e tij, besohet se Usyk nuk do të jetë në gjendje të ketë kryqin me vete- që iu dha nga murgjit grekë.

E gjitha kjo është sipas promovuesit të Furyt, Frank Warren. Në një intervistë për Sky Sports , ai tha: “Pas luftës pati shumë spekulime, ata nuk ishin të sigurt se çfarë ishte”.

“Ne thjesht i kemi ndaluar  të gjitha. Nëse ka ndonjë gjë tjetër që përdoret përveç ujit që shkon në buzët e luftëtarit, atëherë inspektori do ta heqë dhe do ta mbajë dhe nëse diçka shihet se nuk është e duhur, atëherë ata do të ndërhyjnë”, ka shtuar Warren. /Telegrafi/

Exit mobile version