Oleksandr Usyk ka qenë prezent në Riyadh të Arabisë Saudite në meçin e së shtunës mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou.
Kampioni i botës u pa përkrah yjeve të ndryshëm, ndërsa afër tij i ulur ishte edhe legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Boksieri ukrainas në një intervistë të dhënë së fundmi për Ready To Fight, ka folur rreth asaj mbrëmje duke përmendur edhe bisedën me Ronaldon dhe meçin që do ta zhvilloj ndaj Tyson Furyt.
“Në eventin Fury – Ngannou, isha duke e shijuar boksin. Unë nuk e gjej veten shpesh jashtë ringut, por brenda tij. Unë bisedova me Cristiano Ronaldon. Ai më pyeti se çka po ndodhte dhe unë ia tregova atij disa gjëra. E prezantova me gjëra të boksit. Ndër të tjera, ai është një person mjaft i këndshëm, përkundër faktit se është një superyll. Është shumë me këmbë në tokë”, kishte thënë Usyk.
The crowds reaction once the camera goes from Usyk to Cristiano 🤯
🔊 SIIIIIIIIIIIIIUUUUUUUUUUUUUU 🐐
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) October 28, 2023
Ndërsa kur foli për rivalin e tij Fury, ai e cilësoi atë si një boksier normal.
Soon enough 👀@Tyson_Fury x @Usykaa
Real Time Epilogue ➡️ https://t.co/j23klFLNek pic.twitter.com/rKe13MIYeM
— Top Rank Boxing (@trboxing) October 30, 2023
Në fund ai foli edhe për luftën në Ukrainë, duke shtuar se populli i tij po përballet me një periudhë të vështirë, por që nuk do të dorëzohet asnjëherë dhe se ukrainasit do të vazhdojnë ta mbrojnë tokën e tyre./Telegrafi/