Telegrafi

Usyk konfirmon revanshit ndaj Joshuas: Kështu do ta ndihmoj më shumë vendin tim

Oleksandr Usyk ka konfirmuar se po largohet nga Ukraina për të filluar përgatitjet për një revansh kundër Anthony Joshua, që ka të ngjarë të zhvillohet në Londër në muajin qershor.

Kampioni i botës në peshat e rënda IBF, WBA dhe WBO po merr një rrugë ndryshe nga bashkëkombësi i tij Vasyl Lomachenko, i cili u tërhoq nga lufta kundër George Kambosos për të mbetur në Ukrainë.

Usyk ka konfirmuar se me ndihmën e shtetit të tij, ai po largohet nga Ukraina për t’u përgatitur për revanshin ndaj Joshuas, pasi vetëm kështu mund ta ndihmoj më shumë vendin e tij.

Lexo po ashtu Usyk merr leje speciale nga ministri ukrainas dhe largohet nga shteti i tij: Do të ketë një rimeç me Joshuan

“Kam vendosur të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshua”, ka thënë fillimisht Usyk në Instagram.

“Kështu do ta ndihmoj më shumë vendin tim dhe është më mirë sesa të jem në mbrojtje territoriale dhe të vrapoj nëpër Kiev me mitraloz”.

“Të dashur miq, shumë miq dhe të afërt më thirrën dhe më mbështetën në këtë, ju uroj çdo të mirë dhe ju uroj lumturi, gëzim dhe paqe”.

“Gjithçka do të jetë me bekimin e Zotit. Gjithçka do të jetë Ukraina. Duke i uruar të gjithëve çdo të mirë”, ka përfunduar ukrainasi.

Lexo po ashtu Oleksandr Usyk i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të anulojë pushtimin e Ukrainës

Usyk është një ish-kampion i peshave të kryqëzuara dhe pasi mposhti Joshuan me vendim unanim (117-112, 115-113 dhe 116-112), duke fituar tre nga katër rripat e peshave të rënda.

Ukrainasi tani ka një revansh me britanikun, pasi që ishte në kontratën që Joshua e ka ekzekutuar që atëherë. /Telegrafi/