Site icon Telegrafi

Usyk ka futur një klauzolë sekrete në marrëveshjen me Furyn

Oleksandr Usyk tashmë ka një kundërshtar zëvendësues të kontraktuar nëse Tyson Fury tërhiqet përsëri nga super-lufta e tyre.

Kampionët e pamposhtur do të takoheshin në kategorinë e peshave të rënda më 17 shkurt, por Gypsy King u detyrua të tërhiqej pasi pësoi një lëndim të rëndë në sy.

Që atëherë, ndeshja është shtyrë për 18 maj dhe të dy kanë rënë dakord të humbin 10 milionë euro nga paratë e tyre nëse tërhiqen.

Lexo po ashtu Nëse Fury tërhiqet sërish nga lufta me Usyk, do të merrte një vendim që do ta dridh botën e boksit

Por, trajneri i Usyk, Sergey Lapin, ka pohuar gjithashtu se Filip Hrgovic është tashmë i rreshtuar për të zëvendësuar Furyn nëse britaniku tërhiqet sërish.

Lapin tha për Fruity Slots: “Shpresoj që Usyk të ketë mundësinë për të realizuar luftën me Furyn më 18 maj”.

Lexo po ashtu Turki Alalshikh zbulon sekretin për shtyrjen e duelit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

“Por, nëse ai vazhdon të tërhiqet, atëherë ne kemi një klauzolë në marrëveshje për të zëvendësuar Furyn me Filip Hrgovic”.

“Hrgovic është kundërshtari rezervë, kështu që shfaqja do të vazhdojë pavarësisht nëse do të paraqitet, këtë e ka konfirmuar edhe Turki Al Sheikh”, ka shtuar më tej Lapin. /Telegrafi/

Exit mobile version