Telegrafi

Usyk: Fury nuk dëshiron të luftojë sepse ka frikë nga unë

Oleksandr Usyk, kampioni i IBF, IBO, WBA dhe WBO në peshat e rënda, është befasuar nga komentet e fundit të Tyson Fury, i cili është i bindur se nivelet e tyre të talenteve janë të pakrahasueshme.

Pasi mposhti Dillian Whyte në gjashtë raunde në stadiumin Wembley të Londrës në muajin prill, Fury njoftoi opinionin me pensionimin e tij nga boksi.

Por, shumica e ekspertëve parashikojnë se Fury do të ndeshet sërish më 20 gusht në Arabinë Saudite, me gjasë kundër fituesit të ndeshjes së Usyk me Anthony Joshua.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vendi dhe data për meçin e dytë mes Joshuas dhe Usyk

Boksieri ukrainas ka mbetur i pakënaqur me fjalët e Furyt dhe pensionimin e tij e ka lidhur me friken për të boksuar kundër tij.

“Me ndihmën e Zotit do të ndodhte”, ka thënë fillimisht Usyk për IFL TV.

“Tyson thotë se nuk dëshiron të boksojë apo të luftojë me mua sepse nuk jam në nivelin e tij. Por, sepse ai ka frikë nga unë”.

Lexo po ashtu Fury e vlerëson Whyten, por ngrit lartë edhe veten – ‘Gipsy King’ flet edhe për pensionimin

“Ai ndoshta po bën shaka duke kërkuar 500 milionë dollarë për të luftuar sërish”.

“Kush do t’i jepte atij 500 milionë dollarë? Unë gjithashtu dua 500 milionë dollarë, dhe çfarë?”, përfundoi kampioni ukrainas. /Telegrafi/