Mosdhënia e lejes për ndërtimin e obeliskut në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ka ngjallur reagimin e Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), të cilët kanë kërkuar ndërtimin e monumenti me të cilën do të përkujtoheshin studentët e vrarë gjatë luftës.
Në komunikatën e dërguar për media, USK thotë se Komuna e Prishtinës nuk e ka ndarë parcelën për ndërtimin e këtij obelisku. Madje, sipas tyre, në kundërshtim me ligjin “as nuk kanë kthyer përgjigje”.
“Sot kemi parë një objekt të vendosur në vendin ku ne kemi kërkuar të vendoset Obelisku. E pyesim Komunën e Prishtinës, për një objekt të tillë jepet leje, ndërsa për ndërtimin e Obeliskut, jo. Komuna duhet të largojë këtë objekt dhe të lejojë ndërtimin e Obeliskut për studentët e vrarë”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/