Telegrafi

Usian Bolt infektohet me COVID-19 pak ditë pasi festoi ditëlindjen e tij të 34-të

Usain Bolt është infektuar me Coronavirus, pak ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e tij të 34-të me mysafir të shumtë, përfshirë këtu edhe Raheem Sterlingun, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Nationwide90fm, një radio në Xhamajkën raporton se njeriu më i shpejtë në planet është infektuar me pandeminë botërore dhe është vetëizoluar.

Burime të mediumit bëjnë të ditura se 34-vjeçari kishte bërë testin para disa ditësh dhe të dielën kishte mësuar se ishte pozitiv.

Në festën e organizuar ishin shumë të ftuar dhe distanca sociale e maskat nuk ishin në nivelin e duhur.

Festa është zhvilluar në një ishull në Karaibe, derisa aty janë 1.413 raste dhe 16 vdekje nga COVID-19. /Telegrafi/