Katër raste të dhunës familjare nga komunat Podujevë, Prishtinë, Istog dhe Gjakovë janë raportuar brenda 24 orëve në polici.
Me këtë rast policia ka arrestuar katër persona. Viktimat e këtyre rasteve ishin nga gjinia femër.
Muajve të fundit numri i rasteve të dhunës në familje është rritur, ndërkaq institucionet e drejtësisë kanë bërë thirrje që rastet e tilla të raportohen dhe kryerësit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar.
Rastet sipas raportit të policisë:
Podujevë 13.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 14.05.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bërë presion ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Istog 14.05.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 14.05.2020 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar psiqikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/