Site icon Telegrafi

Ushtronte dhunë psikike ndaj nënës dhe vëllait të tij, dërgohet në Psikiatri i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel në Gjilan.

Policia bën të ditur se një person ka ushruar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe kishte kanosur atë dhe vëllain e tij, transmeton Telegrafi.

“Një i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se u kishte ushtruar dhunë psikike dhe i kishte kanosur nënën dhe vëllain e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia informon se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimi, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje policore./Telegrafi/

 

Exit mobile version