Një 44 vjeçar është arrestuar nga Policia në Shqipëri pasi i njëjti ushtronte dhunë ndaj babait të tij.
Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar nga fshati Halilaj i Lushnjës, Ilir Haka, i cili sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, U.H, 82 vjeç.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal”, ka njoftuar policia. /KP/