Policia e Korçës procedoi penalisht një 28-vjeçar, nën akuzën e Organizimit të lotarive të palejueshme.
Policia bën me dije se i proceduari është shtetasi me iniciale XH.G. dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G., 28 vjeç, pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojëra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm”, njofton policia.
Gjithashtu, policia fton qytetarët të denoncojnë çdo veprimtari të paligjshme. /Ora News/Telegrafi/